Detyra jonë më e rëndësishme është të afrojmë xhamitë nga brigjet e jetës në qendër të saj. Deklaroi kryetari i DIYANET-it (Komuniteti Musliman në Turqi) Mehmet Gormez.
Përpara se të merrte pjesë në një program me të rinjtë për “Detyrat e Xhamive dhe të Fesë”, Gormez mbajti një deklaratë përpara gazetarëve, ku deklaroi se detyra jonë është të largojmë lëshimet dhe të metat e shërbimit të mëparshëm.
Ai bëri të qartë përpjekjet e mëdha që po bëhen për frekuentim më të madh të xhamive dhe theksoi se: “Xhamia nuk është vendi ku shkojnë vetëm bashkëqytetarët e moshuar, por është edhe vendi ku duhet të mblidhen të rinjtë, fëmijët, gratë dhe çdo pjesë e shoqërisë jo vetëm për çështjet e tyre shpirtërore, por edhe të bisedojnë dhe të kalojnë kohën. Në Turqi çdo vit diskutohet nga një temë për xhamitë. Në vitin 2011 ndaluam në temën “Xhamitë dhe Fëmijët”, në vitin 2012 ndaluam në temën “Xhamitë dhe Pengesat” ndërsa vitin që shkoj trajtuam temën “Xhamitë dhe Gratë”. Këtë vit do të trajtojmë temën “Xhamitë dhe të Rinjtë”. Detyra jonë e këtij viti në të vërtetë është ta kthejmë xhaminë në një vend ku të rinjtë të gjejnë përgjigje për pikëpyetjet e tyre. Do të mundohemi që të rinjve t’i bashkojmë gjuhen e tyre të përditshme që fatkeqësisht nuk është e duhura, me gjuhën e fesë. Kështu që në 81 provincat të gjithë myftilerët janë të ngarkuar të vënë në zbatim këto detyra. Ne i pyetëm të rinjtë edhe për sloganin që do të përdornim këtë vit, e ata u përgjigjën: ”Mos u vono i ri po hajde”. Ky pra është slogani që na dhanë dhe pa u menduar gjatë ne do ta përdorim atë”, u shpreh Gormez.
“Por në jetën tonë xhamia ka mbetur disi në brigjet e jetës sonë”, theksoi ai. “Xhamia nuk është vendi ku duhet të shkohet vetëm që të falet namazi e më pas t’i drejtohesh jetës së përditshme, xhamia nuk i hap dyert e saj vetëm për kohën e namazit, unë si kryetar do të bëj të mundur që dyert e xhamive mos të mbyllen në asnjë orar, por të jenë të hapura për këdo, t’i kthejmë xhamitë në vende ku do të kalohet koha dhe ku do të bisedohet. Ne, që sot e tutje do të identifikohemi si ata njerëz që do të zbatojnë këto qëllime, dhe xhamitë si ato vende ku do të praktikohen këto qëllime.
Xhamitë nuk janë zyra shtetërore, pra që të kenë orar hapjeje dhe orar mbylljeje. Më e drejta është të jenë hapur 24 orë në mënyrë që në çdo orar qytetari të ketë mundësi të bëjë ibadet, të takojë shoqërinë dhe të marrë përgjigje për pyetjet e veta.
Kam dëgjuar se të rinjtë kur ndodhen në xhami i pëshpërisin njëri-tjetrit se në xhami nuk flitet për fe, kjo nuk është e vërtetë prandaj i bëj thirrje sot të gjithë të rinjve: “Hajdeni në xhami të flasim për fe, mjafton që diskutimi të jetë në të mirë të komunitetit dhe frytdhënës”, përfundoi deklaratën e tij Mehmet Gormez.
Përgatiti: Gazmend Fekolli