Pastrimi i enëve të gjakut me përdorimin e vetëm një fruti

Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si aterosklerozë.

Hulumtimet janë bërë në minjë të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.

Si t’i pastroni enët e gjakut duke përdorë vetëm një frut? Shega
Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:

Të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;
Të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
Të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka të bëj me proceset inflamatore të arterieve;
Të zvogëluar EKG anomalitë;
Të zvogëluar zgjerimet kardiake.