Turqi: 75-vjeçarja mëson Kuranin, që të jetë shembull për brezat e rinj

Në fshatin Elmali, në afërsi të qytetit turk Yalov, 75-vjeçarja Medina Akcal është duke ndjekur kursin e mësimit të Kur'anit, që të jetë shembull për brezat e rinj.

Kursi, i cili ka zgjuar interesim të madh në mesin e fshatarëve ka filluar këtë vit, dhe është duke u mbajtur nga Asiye Akcay.
"Medina, pavarësisht viteve, vie këtu që ta mësoj Kur’anin, për të qenë, siç thotë ajo, shembull për brezat e rinj. Është e nevojshme që të rinjtë, të cilët kanë më shumë kushte dhe mundësi, të vijnë dhe të na bashkëngjiten. Atë çfarë Medina e mëson për dhjetë ditë ata do ta mësonin për një ditë. Ne u rekomandojmë që të gjithëve, e veçanërisht të rinjëve, që ta mësojnë Kur’anin", thotë Akcay.
Medina thotë se më herët Kur'anin e ka mësuar brenda mundësive të saj, dhe se është shumë e lumtur që krahas moshës dhe sëmundjes, po merr pjesë në këtë kurs. Dëshira e saj e madhe ishte që të mësoj se si lexohet Kur'ani.