Futbollisti i skuadrë së Nurnbergut, pjesë e Bundesligës gjermane, Danny Blum është konvertuar në fenë Islame, bëjnë të ditur mediat gjermane.
Blum është konvertuar sepse, siç thotë ai, Islami i jep forcë dhe shpresë dhe se aty gjen qetësinë e vërtetë shpirtërore.
“Islami më jep forcë dhe shpresë. Për mendimin tim, islami është fe që të ofron një qetësi shpirtërore”, thotë Blum.
“Në të kaluarën kisha një jetë shumë të vështirë me problem të ndryshme, por tani është krejtësisht ndryshe. I jam përkushtuar plotësisht fesë, nuk konsumoj alkool, i përmbahem rregullova njerëzore të cilat m’i sjell feja Islame".
“Fillova të lexoj dhe të studioj për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam shumë i lumturi për vendimin që kam marrë. Islami është fe paqësore, atë nuk duhet ta ngatërrojmë me disa veprime që nuk i përkasin rregullave të Islamit", thotë Danny Blum, ish reprezentuesi i Gjermanisë për grupmoshat U21.
Blum ka publikuar disa foto nga falja e namazit në xhami, ku më pas është rrëfyer për vendimin e tij.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1422276180.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1422276197.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1422276213.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1422276230.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1422276244.jpg[/img]