Siç njofton radio e njohur franceze ‘France Culture’, nga dita e sulmeve terroriste që ndodhën në ambientet e revistës satirike Charlie Hebdo, shitja e Kur'anit të përkthyer në frëngjisht është dyfishuar.
Sikurse në gjithë Francën, edhe në librarinë e mirënjohur parisiene “La Procure” është shënuar një rritje e konsiderueshme e interesimit për përkthimin e Kur'anit. Në një intervistë për ‘France Culture’, një nga punëtoret e librarisë “La Procure”, Carole Vitura, ka thënë se interesimi i vizitorëve të librarisë për literaturën islame ekziston për shumë vite, por në periudhën e fundit, është shtuar interesi i veçantë për përkthimin e Kur'anit.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1422278097.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1422278116.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1422278183.jpg[/img]