Djaloshi dhjetëvjeçar me autizëm mëson Kuranin përmendësh

Khalidi dhjetëvjeçar nga Gaza, i diagnostikuar me autizëm, e ka mësuar Kur’anin përmendësh!

Sipas Nadwa Abdulal, mësuese në qendrën private të rehabilitimit, ku merr pjesë Khalid Ebu Musa, tha se djaloshi kishte memorizuar Kur'anin vetëm duke dëgjuar leximin e saj dhe duke përsëritur bashkë me të.

Khalidi u diagnostikua me një formë të butë të autizmit, sepse ai është i aftë të lexoj, të shkruaj, dhe të bisedoj me shokët në shkollë.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim dhe ndërveprim.

Edhe pse njerëzit me autizëm përballen me shumë vështirësi jetësore, një përqindje e madhe e njerëzve me këtë çrregullim posedojnë prirje të natyrshme për shkenca të ndryshme, të tilla si matematika, arti, muzika, si dhe kujtesa mekanike.

Khalidi tregoi prirjen e tij në memorizimin e një pjese të madhe të tekstit të shkruar, në këtë rast të Kur'anit, memorizimi i të cilit konsiderohet nder i madh për muslimanët në gjithë botën.