Për dekada prania e Islamit në Evropë është në rritje. Shumë familje muslimane kanë dy, tre ose më shumë breza që jetojnë në Kontinentin e vjetër.
Sot, Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë, dhe është feja me përhapjen më të shpejtë.
Numri i muslimanëve në Evropë është rritur nga 29.6 milion në vitin 1990, në më shumë se 46 milionë. Kështu, popullsia muslimane e Evropës, në vetëm 20 vjet, është rritur me gati 50 për qind.
Sipas vlerësimeve, në vitin 2030, muslimanët do të përbëjnë 8 përqind të popullsisë së Evropës Perëndimore, dhe në vitin 2100 çdo i katërt banor i Bashkimit Evropian do të jetë musliman.
Franca – sipas numrit të besimtarëve, në Francë Islami është feja e dytë. Shumica e muslimanëve në Francë i përkasin gjeneratës së parë, të dytë dhe të tretë të emigrantëve nga ish-kolonitë franceze, në vendet ku Islami është feja dominuese.
Komuniteti mysliman francez është një nga më të mëdhatë në Evropë. Shumica e muslimanëve që jetojnë kanë origjinë arabe, ka edhe turk dhe francezë të cilët e pranuan islamin. Shumica e muslimanëve jetojnë në qytete të mëdha si Parisi dhe Marseille. Në Francë ka më shumë se 2100 xhami dhe numri i muslimanëve është diku mbi 6 milionë.
Gjermania – Në këtë vend jetojnë mes 3,8 dhe 4.3 milionë muslimanë, që është rreth 5 për qind e popullsisë së përgjithshme. Rreth 65 për qind e tyre janë sunitë. Në Gjermani ka edhe vehabii, që mendohet se ata janë rreth 6000, dhe sipas shkrimeve të mediave gjermane, shumica e tyre janë të mbikëqyrur nga shërbimet sekrete gjermane dhe policia, transmeton TetovaSot.
Britania e Madhe – Islami në këtë vend është feja e dytë në numrin e besimtarëve. Pas regjistrimit të popullsisë në 2011, në Britani jetojnë 2.7 milion muslimanë e cila është rreth 5 për qind e popullsisë atje. Shumica e muslimanëve jetojnë në Angli dhe në Uells (rreth 1.6 milion). 42.000 muslimanë jetojnë në Skoci, dhe rreth 2.000 në Irlandën e Veriut. Ka raporte se në 2011 numri i britanikëve të cilët u konvertuan në Islam në janar shkon në 100 mijë, nga të cilët 66 për qind ishin gra.
Italia dhe Spanja – Në mesin e pesë vendeve me më shumë muslimanë në Evropën Perëndimore janë Italia (1.5 milion) dhe Spanja (1 milion).
Holanda - Deri në vitin 2004 numri i muslimanë ka arritur në 994 mijë. Sot Islami në këtë vend është feja e dytë në numrin e besimtarëve. Nëse nuk merret parasysh krishterimi, muslimanët kanë besimtarët se të gjitha fetë e tjera së bashku. Në 128 qytete holandeze ka 380 xhami. Në Amsterdam ka 29 dhe në Roterdam 26 dhe në Hagë 21.
Austria dhe Suedia – Numri i muslimanëve në Austri që nga 2009 është rreth 500 mijë. Në Suedi, numrat janë të ngjashme. Ata përbëjnë rreth 4 përqind të popullsisë në Austri dhe rreth 5 për qind në Suedi.
Norvegjia – Në këtë vend jetojnë rreth 150 mijë muslimanë. Gjysma e tyre janë në Oslo. Vitet e fundit numri i muslimanëve në këtë vend skandinav është rritur me 10 për qind.