Lojtari i futbollit amerikan, Dominique Easley, konvertohet në fenë Islame

Disa ditë më parë, lojtari i futbollit amerikan, Dominique Easley në rrjetet sociale ka publikuar lajmin për konvertimin e tij në fenë Islame.

Një numër i madh i tifozëve e kanë përshëndetur dhe uruar me mesazhe përkrahëse.


“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time, për 22 vjet unë isha i humbur. Sot, unë gjeta udhëzimin tim për në Xhennet... Allahu Ekber”, ishin fjalët e Dominique Easley të postuara në Twitter, ditën e xhuma, të premten, më 13 mars 2015.

Postimi futbollistit të ‘New England Patriots’ në Twitter është pëlqyer shumë dhe është përcjell me komente nga qindra mijëra lexues, derisa në Instagram ka marrë më shumë se 1 200 pëlqime.

Ai ka postuar një foton në xhami bashkë me tre burra të veshur si muslimanë.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/patriots-easley_1427118506.jpg[/img]

I lindur në muajin prill të vitit 1992, Easley ka nënshkruar një katër-vjeçar me klubin ‘New England Patriots’ në vitin 2014. Kontrata besohet të jetë me vlerë prej 7.300.000 dollarë.