Haxhi Hamidi e mëson alfabetin arab në moshën 79 vjeçare

Haxhi Hamidi, 79 vjeç, me shikim mjaft të dobësuar, ka mësuar alfabetin arab.

Ai është një shembull për të gjithë ata që u mungon motivimi dhe dëshira për të bërë të njëjtën gjë.

Haxhi Hamidi ka lindur në vitin 1937 në afërsi të Peshterit në Sanxhak. Si fëmijë ka filluar të punojë, sepse babai i tij Ramo bashkë me nënën e tij Hamiden, me vullnetin e Allahut, kishin shtatë fëmijë.

Haxhiu u largua herët nga shtëpia, së pari në Beograd, ku punoi si muratorë, e pastaj në Rusi, në Siberi.

Ka punuar, thotë ai, në temperatura deri në -60° C, ditën e natën, që familja e tij të mos jetë e uritur. Pasi doli në pension ai shkoi në haxh, e pastaj u bë hyzmeqar në Xhaminë e Mbretit Abdullah, ndërsa në moshën 79 vjeçare mësoi alfabetin arab. Sot, ai nuk ndahet nga Kur’ani.

Haxhi Hamidi nuk dëshiron të tregoj se kush e ndihmoi atë që ta mësoj alfabetin arab. Ai shpreson se Allahu do ta nderoj, që hatmen e parë ta bëj në muajin e shenjtë të Ramazanit.