Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët në numër

Trendet e rritjes brenda feve kryesore të botës tregojnë se Islami është dukshëm në rritje në krahasim me fetë tjera, dhe se numri i muslimanëve dhe i të krishterëve pritet të jetë i barabartë.

Një studim i ri i bërë nga Qendra e Kërkimeve ‘Pew Research Center’, ka konstatuar se deri në vitin 2050, përveç budizmit, kryesisht për shkak të normave të ulëta të natalitetit në vendet si Kina dhe Japonia, të gjitha fetë e mëdha do të shënojnë rritje në numrin e besimtarëve.
Gjatë katër dekadave të ardhshme, Krishterimi do të mbetet feja më e madhe në botë, me 2.2 miliard pasues, dhe do të përbëjë gati një të tretën e 6,9 miliardë njerëzve në botë, ndërsa Islami do të jetë i dyti me 1.6 miliard besimtarë, apo 23 për qind e popullsisë së botës
Nëse norma e lindjeve dhe numri i të rinjve vazhdojnë të rriten me ritmin e tanishëm, muslimanët do të përbëjnë deri në dhjetë për qind të popullsisë së përgjithshme evropiane.
Pritet që muslimanët dhe të krishterët të jenë në numër të njëjtë në katër dekadat e ardhshme.
Nëse trendet aktuale vazhdojë, deri në vitin 2070 muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët.
Evropa është i vetmi kontinent ku është parashikuar një rënie në popullsi. Numri i të krishterëve evropianë do të reduktohet me rreth 100 milionë njerëz në dekadat e ardhshme, nga 553 milion, të tanishëm, në 454 milion.

Muslimanët në mbarë botën kanë shkallën më të lartë të natalitetit me një mesatare prej 3,1 fëmijë për çift, thuhet në studimin e ‘Pew Research Center’.

Deri në 2050, popullsia botërore pritet të rritet në 9,3 miliardë, nga 6,9 miliardë sa llogaritet të jetë sot.