Vetitë shëruese të borzilokut

Borziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është i afërt. Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme.

Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

Borziloku vepron edhe në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm!