Tasmina Ahmed Sheikh, deputetja e parë muslimane nga Skocia, e zgjedhur nga partia SNP

Partia Separatiste Kombëtare Skoceze (SNP) pas arritjes së sukseseve në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar më 7 maj, rriti numrin e saj të deputetëve në Parlamentin Britanik nga 6 deputetë në 56.

Tasmina Ahmed Sheikh, deputetja e parë femër muslimane nga partia SNP, e cila hyri në parlament ka shpjeguar objektivat e reja të saj gjatë mandatit parlamentar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sheikh duke lënë pas kundërshtarin e saj të Partisë Laburiste me 10 mijë vota ka shprehur kënaqësinë për fitoren e mandatit.
"Jam femra e parë muslimane që zgjidhem në Parlament nga Skocia. Kjo është e mrekullueshme. Partia Laburiste humbi në zonën time. Duke u zgjedhur si deputete në Skoci jam femra e parë përfaqësuese e muslimanëve".
Deputetja 44 vjeçare Sheikh shprehet se ajo gjithmonë është përpjekur për pjesëmarrjen më të madhe të grave në politikë dhe tha se do të punojë që të dëgjohet zëri i komunitetit musliman.
"Shpresoj që të jem në kontakt me komunitetet muslimane jo vetëm në Skoci, por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Shpresoj gjithashtu që komuniteti musliman të më shikojnë mua si një pikë referimi për të mbrojtur të drejtat e barazisë, drejtësisë dhe mirëqenies. Zgjedhjet u mbajtën para disa ditësh dhe pres me padurim për të kaluar në komunikim me ta. Shpresoj që edhe ata të drejtohen tek unë", tha Sheikh.
45 vjeçarja Tasmina Ahmed Sheikh e cila është me origjinë pakistaneze, është një biznesmene dhe një ish-aktore, që në moshën 16 vjeçare ka mbajtur poste të ndryshme në degët e forumeve rinore dhe të forumeve të gruas në partinë e Konservatorëve, ku ajo ka qenë anëtare. Në vitin 2000 ajo u largua dhe iu bashkua partisë SNP.