Sëmundjet që i parandalon dredhëza

Dredhëza është frut që nga përmbajtja ka mundësi të mira të jetë parandalues i
sëmundjeve të ndryshme të organizmit.

Sëmundjet e zemrës - konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

Artritin - në sajë të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral.

Sëmundjet tumorale - dredhëzat përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.

Hipertensionin - përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën dredhëzat zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajne nga tensioni i lartë.

Kapsllëkun - në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve.

Diabetin - në sajë të indeksit glicemik të ulët, dredhëzat mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menunë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

Depresionin - përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën dredhëzat zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë.

Kolesterolin - konsumi i përditshëm i dredhëzave ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrës në gjak.