Rumania ka për herë të parë në historinë e saj një ministre muslimane. Një ditë më parë presidenti Klaus Iohanis miratoi emërimin e Sevil Shhaileh në postin e ministres së Zhvillimit Rajonal.
Sevil Shhaileh, 50 vjeç, i përket komunitetit të vogël turk që jeton në Rumani dhe është gruaja e parë muslimane që bëhet ministre e kabinetit qeveritar, transmeton Shekulli.
Ajo është me profesion ekonomiste, ka qenë sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal që nga viti 2012, ndërsa më herët kishte punuar në administratën lokale.
Sa i përket Ministrisë që do të drejtojë, ajo është një ndër dikasteret më të mëdha në qeverinë rumune. Ky institucion koordinon të gjitha autoritetet lokale në Rumani dhe trajton të gjitha projektet më të mëdha të financuara nga Bashkimi Evropian.
Sevil Shhaileh vjen në këtë post pas dorëheqjes së Liviu Dragena, i cili u tërhoq për arsye morale pas pezullimit të dënimit me një vit burg për mashtrim elektoral.