Të enjten, 21.05.2015, në Sarajevë ka filluar Kongresi i pestë ndërkombëtar mbi "Qytetërimin Islam në Ballkan", i organizuar nga Qendra Hulumtuese për Historinë, Artin dhe Kulturën Islamike (IRCICA) dhe Universiteti në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për konferencë treditore e cila sivjet organizohet për të pestën herë, ndërsa më parë është mbajtur në Sofje, Tiranë, Bukuresht dhe Shkup. Në kongresin në Sarajevë, i cili do të zgjasë deri më 23 maj, marrin pjesë rreth 60 punonjës akademik nga shumë vende të botës.
Drejtori i Përgjithshëm i IRCICA-së Dr. Halit Eren në konferencën për shtyp në Rektoratin e Universitetit të Sarajevës, përpara hapjes solemne të kongresit, tha se instituti IRCICA si një organizatë degë e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OIC) njëkohësisht është edhe institucioni i parë për kulturë brenda OIC.
"Kjo është në fakt një nga një seri të simpoziumeve që merren me kulturën islamike dhe traditën në dhjetë rajone, e ato janë rajonet e Ballkanit, Kaukazit, Detit të Zi, Vollgës, Federatës Ruse, Azisë Lindore, Azisë Juglindore, Perëndimore, Veriore dhe Afrikës Jugore dhe Mesdheut", tha Eren.
Ai shtoi se në Sarajevë fillon tubimi që gjerësisht merret me temën e qytetërimin islam në Ballkan, në të cilin marrin pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët janë, siç tha, hulumtuesit dhe shkencëtarët në fushën e historisë, kulturës, arkitekturës, artit islam, por edhe të jetës së popujve muslimanë në Ballkan, bashkëjetesës së tyre, si dhe bashkëjetesës me të tjerët që nuk janë muslimanë në Ballkan.
Prof. dr. Enes Kariç, i cili është gjithashtu një nga folësit në kongres, tha se në këtë tubim analizohet ajo që po ndodh, që shkon përtej sistemeve kombëtare dhe epokës të caktuar historike.
Kongresi ka për qëllim të ruajë dhe të përmirësojë shkëmbimet shkencore të fituara në mesin e ekspertëve dhe studiuesve në këtë fushë gjatë kongreseve të fundit të mbajtur në Sofje (2000), Tiranë (2003), Bukuresht (2006) dhe në Shkup (2010).
Kongresi do të përfshijë historinë e qytetërimit islam në Ballkan nga aspekte të ndryshme: zhvillim në fushat e shkencës, filozofisë, teknologjisë, artit, gjuhës, letërsisë dhe fusha të tjera të aktivitetit intelektual; bashkëveprim me kulturat e tjera në të gjithë rajonin; trashëgimia e qytetërimit islam në aspektin e kulturës materiale (trashëgimisë arkitekturale, trashëgimisë së shkruar, dhe aseteve të tjera të prekshme), si dhe në aspektin e kulturës së paprekshme dhe shpirtërore (me gojë, rituale dhe aspekte të tjera të paprekshme të kulturës).
Nga Kongresi pritet të hedhë dritë mbi rolin dhe pozitën e qytetërimit islam në rajon, si dhe kontributet e hershme dhe të ardhshme në ndërveprimet kulturore midis popujve të rajonit. Në të njëjtën kohë kjo do të jetë një mundësi të vlerësohet gjendja aktuale e hulumtimit, si dhe problemet dhe perspektivat e studimeve mbi temën "qytetërimit islam në Ballkan".
Kongresi do të vazhdojë në ndërtesën e bibliotekës së Gazi Husrev-beut në Sarajevë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/congress-islami_1432283683.jpg[/img]