Të dielën, në Turqi janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, 46.5 milion votues kanë dalë në qendrat e votimit në gjithë vendin.
Sipas rezultateve të fundit, 19 muslimane me shami kanë hyrë në asamblenë e përgjithshme të vendit.
Në mesin e parlamentareve me shami, gjenden gjashtë anëtare të partisë AK, të cilat janë zgjedhur në Konia dhe Stamboll, nga çdo qytet nga tre. Fatma Benli, Özlem Zengin dhe Revza Kavakçı janë zgjedhur në parlament në Stamboll, ndërsa Hüsnye Erdoğan, Leyla Şahin Usta dhe Rüveyde Gülseren Išık nga Konja.
Revza është motra e avokates turko- amerikane Merva Kavakçı, e cila në vitin 1999 është përjashtuar nga Parlamenti për shkak të shamisë. Revza ka punuar në disa universitete si akademik dhe ka shtatë libra të botuar.
Në mesin e parlamentareve me shami është edhe Leyla Şahin Usta, gruaja e parë që ka paraqitur ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut sepse i është ndaluar pjesëmarrja në orët e mësimit në universitet me shami, si dhe avokatja Fatma Benli. Ajo gjendet në mesin e 500 muslimanëve më me ndikim sipas Universitetit Georgetown, Washington. E lindur në Kastamon, Benli është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe përfaqëson Turqinë në Unionin ndërkombëtar të avokatëve.
Në mesin e parlamentareve me shami gjenden edhe ligjvënëset që janë të lidhura me Partinë Popullore Demokratike pro-kurde/HDP. Hüda Kaya ka hyrë në parlament në rrethin e parë zgjedhor në Stamboll, ndërsa Seher Akçınar vjen nga Erzurum, krahinë në verilindje.
Presidenti i tanishëm Rexhep Tajip Erdogan ka hequr ndalimin shumëvjeçar të shamive në institucionet shtetërore më 30 shtator, si pjesë e paketës së reformave që synon përmirësimin e demokracisë dhe lirive civile. Veprimi i Erdoganit shihet si sfidë ndaj traditës laike të vendit. Pasi heqjes së ndalimit, katër ligjdhënëse nga Partia AK, Nurcan Dalbudak, Gülay Samancı, Gönül Bekin Šahkulubey dhe Sevde Beyazıt Kaçar më 31 tetor 2013, kanë marrë pjesë në seancën e Parlamentit me shami në kokë, për herë të parë pas 14 vjetëve.