Në kryeqytetin evropian, Bruksel është hapur xhamia Selimie dhe Qendra kulturo-arsimore me të njëjtin emër, të cilat përfaqësojnë gërshetimin e arkitekturës osmane dhe evropiane.
Xhamia Selimie gjendet në qendër të komunës Saint-Josse, është punë e arkitektit turk Shefik Birkiye.
Bëhet fjalë për një objekt pesë katësh, i ndërtuar në 2.700 metra katrorë, me një kapacitet prej 750 njerëzve.
Kryetari i komunës Saint-Josse, Emir Kir, tha se xhamia Selimie është shembull se si duhet realizuar projekti i cili merr në konsideratë kërkesat e qytetarëve dhe nuk shkel pamjen origjinale të mjedisit të qytetit.
Arkitekti Birkiye tha se ndërtimi i xhamive në Evropë shpeshherë shoqërohet me probleme, por ky projekt nuk është një nga ato shembuj.
"Ky është një sukses i madh. Gjatë ndërtimit, vazhdimisht kemi kontaktuar me të gjithë fqinjët dhe nuk kemi provokuar reagime negative", tha Birkiye.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia_brisel1_1433845534.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1433845557.jpg[/img]