Në Bukuresht do të ndërtohet xhamia më e madhe në Evropë

Autoritetet rumune kanë marr vendim që së shpejti të ndërtohet një xhami e cila do të jetë më e madhja në Evropë.

Krahas xhamisë, e cila do të pranojë 2 mijë besimtarë, do të jetë edhe Universiteti për 6 mijë studentë, biblioteka, hapësira për rekreacion dhe kantina ushqimore për 100 nevojtarë në ditë. E gjithë kjo do të ndërtohet në stilin e arkitekturës së epokës osmane.

Për këtë xhami, bashkësisë islame rumune, nga shteti do t’i jepet në koncesion për 49 vjet terrenin 11 mijë metra katrorë.

Ankaraja për kompensim Rumanisë do t’i japë në Stamboll truallin për ndërtimin e një kishte ortodokse dhe të varrezave rumune.

Sipas statistikave zyrtare, në Rumani jetojnë 80 mijë muslimanë, ndërsa në Bukuresht 10 mijë, të ardhur kryesisht nga vendet arabe.