Nga budizmi konvertohet në të krishterë, ndërsa nga krishteri në musliman!

Yohei Matsuyama, iftarin e han me shkopinjtë e zakonshëm. Qëndron i ulur në dysheme, afër një tryeze të ngushtë dhe bashkë më disa burra tjerë japonezë hanin ‘gyudon’, pjatë me oriz dhe me mish lope.

Këta muslimanë japonez janë duke respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga agimi në muzg, ata agjërojnë, me qëllim për të respektuar besimin ndaj Zotit.
“Lutja është e rëndësishme për mua, madje është më e rëndësishme se puna,” tha Matsuyama, 31 vjeçar, i cili bën hulumtime për post doktoraturë mbi historinë e mendimit islam në Universitetin e Tokios. Ai jeton me gruan dhe me vajzën 8-vjeçare, të cilës i mëson arabisht.
Fetë që dominojnë në Japoni janë Shinto dhe Budizmi. Shoqata muslimane në Japoni, ku drejtor është Matsuyama, ka rreth dhjetëmijë anëtarë, raporton JT, transmeton gazeta blic.
Interesimi i Matsuyama për religjioni kishte filluar shumë më parë. Në shkollë të lartë ai u ndikua nga Bibla dhe u konvertua si i krishterë, por më vonë, me interesimin mbi religjionin islam, ai u konvertua në musliman.
“Mësimet bazë të Islamit i kam marrë nëpër internet dhe mendoj se kjo është feja e fundit për mua. Prandaj edhe vendosa të konvertohem”, tha ai.
“Fillimisht familja është tronditur nga konvertimi, por tashmë janë mësuar dhe janë mendje hapur”, shtoi ai.
Ai tashmë njihet me emrin e tij musliman, Muxhahit.