I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sellem, ka thënë:
"Tri gjëra e bëjnë të lumtur njeriun në këtë jetë dhe e bëjnë të pikëlluar, në qoftë se nuk i zotëron ato. Ato që e bëjnë njeriun të lumtur janë: një bashkëshorte e mirë, besimtare dhe e ndershme, një kafshë transporti e mirë, e lehtë dhe e shpejtë, si dhe një shtëpi e gjerë dhe e rehatshme. Ndërsa jetën njeriut ia bëjnë të vështirë tri gjëra: një shtëpi e keqe, e ngushtë dhe me probleme, një kafshë transporti e keqe dhe një bashkëshorte e paedukatë.” (Ebu Davudi)
Me kafshën e transportit nënkuptohet çdo lloj kafshe apo mjeti transporti. Rasti i shtëpisë që nuk është e ngushtë, e keqe dhe me probleme, duhet trajtuar në varësi të gjendjes ekonomike të individëve të ndryshëm, sepse ka shtëpi të ngushta, që për një pjesë të njerëzve konsiderohen të mëdha.
“Martohuni, sepse unë do të mburrem me numrin e pasuesve të mi përpara umeteve të tjera." (Taberaniu)
"Martohuni dhe mos u divorconi, sepse Allahu nuk i do, as meshkujt dhe as femrat, të cilëve u intereson vetëm qejfi dhe rehatia e tyre."
"Njeriu më i keq është ai që përdor dhunën ndaj familjes së tij. (Taberaniu)
Autori i librit Menavi, shkruan se hadithi nga është shkëputur kjo pjesë, është kështu:
Sahabët e pyetën profetin:- O i Dërguar i Allahut! Si mund të bëjë presion njeriu mbi familjen e tij? Ai tha: Kur njeriu vjen në shtëpi, e shoqja dridhet nga frika dhe fëmija nuk do t'i vijnë pranë, ndërsa kur ai del nga shtëpia, gruas së tij i qesh fytyra. Familja e tij bie sërish në qetësi dhe prehje, kur ai largohet.
"O të rinj! Ai që ka mundësi ekonomike të martohet, le të martohet, sepse martesa është pengesa e syve kundër haramit dhe zgjidhja që ruan nderin. Ai që nuk ka mundësi ekonomike të martohet, le të agjërojë nafile, sepse agjërimi do ta ndihmojë atë të mbrohet nga harami. Agjërimi e gjunjëzon nefsin dhe e zhduk epshin.” (Buhariu dhe Muslimi)
"Gruaja që sjell me vete më shumë bereqet, është ajo që ka kërkesa më të pakta ndaj burrit.” (Ahmed b. Hanbeli)
Gratë, një pjesë e të cilave, si në martesa ashtu edhe pas tyre hapin dyert e shpenzimeve të llojllojshme, të panevojshme, duke e lodhur për këtë arsye, si familjen e tyre, ashtu edhe shoqërinë me këto shpenzime, si rezultat i të cilave shkaktohen mosmarrëveshje, ndarje dhe divorcime të shumta, duhet t`ia vënë veshin këtij hadithi të Profetit Muhamed, në qoftë se janë besimtare:
"Në qoftë se Allahu zgjon në zemrën e një personi dëshirën që të martohet me një grua apo një vajzë të re, nuk është gjynah që mashkulli ta shohë femrën me të cilën dëshiron të martohet.” (Ibn Maxhe)
Kushti që të dëshirosh të shohësh me synim martesën, jo vetëm që e ndalon mashkullin të shohë me epsh, por edhe e pengon të shohë femra që nuk janë të së njëjtës sërë (kufv) me të. Ashtu siç kuptohet edhe nga komentatorët e këtij hadithi, mashkulli do të mjaftohet vetëm duke parë duart dhe fytyrën e femrës, me të cilën dëshiron të martohet. Ai mund ta shohë atë më shumë se një herë.
”Martesa më e hairit është ajo që nuk sjell vështirësi dhe probleme ekonomike." (Ebu Davudi)
"Në qoftë se gruaja lyhet me erë të mirë, që ta nuhasë dikush tjetër përveç burrit të saj ka, për të fituar me këtë veprim vetëm zjarrin e xhehenemit.” (Taberaniu)
M. Sami Ramazanogllu
Etika 51