Duke dëshmuar humanitetin e vërtetë muslimanë, muslimanët e Kashmirit kanë nxituar që t’ju dalin në ndihmë pelegrinëve hindu duke ua shpëtuar jetën pas përmbytjeve që kishin përfshirë kampet e tyre.
"Unë nuk mund të shpreh me fjalë atë që pashë me sytë e mi", tha Ayatri nga Gurdaspur Punjab, për ‘News Service’ të Kashmirit, të dielën më 26 korrik.
Ayatri është një nga qindra pelegrinë hindu të cilët kishin marrë rrugën drejt vendit të tyre të shenjtë në Amarnath, në pelegrinazhin vjetor, kur përmbytjet kishin goditur Baltalin, kampin bazë në rrethin Gandarbal.
Kur të gjithë ikën për të shpëtuar kokat e tyre, përfshirë këtu ushtrinë dhe policinë indiane, muslimanët e Kashmirit rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hindusët.
"Nga përmbytjet janë zhdukur jo vetëm tendat dhe sendet tjera, por edhe njerëzit. Ne thirrëm për ndihmë. Të gjithë iknin në vendstrehim", tha Ayatri, duke kujtuar momentet e tmerrit.
"Papritmas u shfaqën vendësit e Kashmirit. Ata më shpëtuan mua dhe anëtarët e familjes sime, përfshirë dy fëmijët e vegjël. Nuk di si t’i falënderoj. Nuk kam fjalë", shtoi ai.
Edhe një pelegrin tjetër hindu nga Mathura, Uttar Pradesh, tha se ajo që muslimanët bënë në këtë ditë kanë hedhur poshtë të gjitha dezinformatat që janë përhapur rreth tyre dhe besimit të tyre për vite me radhë nga organizatat hindu.
"Burri im dhe unë kurrë nuk mund të kishim imagjinuar se Kashmirasit të cilët ne i urrenim do të jenë shpëtimtarët tanë", thotë Pratibha Devi, e cila dukej e dobët dhe e uritur.
"Të premten mbrëma ne kemi kuptuar se raportimet e mediave indiane rreth popullit të Kashmirit janë të bazuara në gënjeshtra. Bile edhe organizatat Hindu janë angazhuar në propaganda negative në lidhje me njerëzit që jetojnë këtu. Njerëzit e Kashmirit jo vetëm se janë guximtarë, por ata janë edhe të dobishëm!" shtoi ajo.