Një grup i të krishterëve vizituan xhaminë lokale në qytetin Chattanooga, Tennessee, që të luten bashkë me pjesëtarët e besimit islam.
Mysafirët që vizituan xhaminë ishin kryesisht Baptistë. Ata bashkë me muslimanët janë lutur për paqe në botë. Pas lutjes, gazetarëve u thënë se qëllimi i vizitës ishte për të treguar dashurinë për muslimanët dhe besimin e tyre, dhe në këtë mënyrë të promovohet paqja dhe dialogu ndërfetar.
Disa kishin sjellë me vete edhe fëmijët e tyre që të luten bashkë me ata.
Imam i xhamisë, Abdul Baasit, kishte organizuar një mikpritje për krishterët para fillimit të lutjes. Lideri fetar musliman theksoi se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të të dy besimeve.
Vizita vjen pas sulmit më 16 korrik, kur Muhammed Youssef Abdulazeez (24) vrau katër marinsa amerikanë në Tennessee.