Në botë ekzistojnë afro 3.6 milionë xhami

Një kompani konsultative nga Xhide, Arabi Saudite, Deloitte, në raportin e saj ka vlerësuar se në botë ekzistojnë afro 3.6 milionë xhami, ose statistikisht, për çdo 500 musliman ekziston një xhami.

Në raporton të cilin kjo kompani e ka përgatitur bashkë me Qendrën për hulumtime të ekonomisë Islame në Dubai, thuhet se rritja vjetore e xhamive është për 1.3 %, që do të thotë se në vitin 2019 numri i xhamive në botë do të rritet në 3.85 milionë.
Një fakt tejet interesant në këtë raport është se rritja e numrit të xhamive nuk shoqëron edhe nevojën e tyre reale në botë, sepse numri i rritjes së popullsisë muslimane në botë është më i madh në krahasim me rritjen e numrit të xhamive. Një shembull i tillë është Evropa ku rritja e numrit të xhamive nuk e shoqëron rritjen e popullsisë muslimane.
Kreu i organizatave islamike në Francë dhe imami i xhamisë së Parisit, Delil Bu Bekr, tha se numri i xhamive nuk është i mjaftueshme për shtatë milionë muslimanë francezë: "Ne kemi 2.200 xhami, për dy vite, sipas ritmit të rritjes së popullsisë muslimane, neve do të na nevojiten dy herë më shumë."
Në Britani jetojnë dy milionë muslimanë, çka do të thotë 5% në popullatën e përgjithshme të këtij vendi, ndërsa kanë afro një mijë xhami, çka do të thotë se në një xhami vijnë rreth dy mijë besimtarë.