16 produkte ushqimore që shkaktojnë kancer dhe që duhet t’i shmangni (i konsumoni çdo ditë)

Softdrinks

Bëhet fjalë për lëngjet e frutave të paketuara, të cilat janë të mbushura me përbërës artificialë, kalori të panevojshme dhe sheqer. Sasia e sheqerit që përmbahet në to është e njëvlefshme me 10 pako sheqer. Kjo dëmton dhëmbët dhe acidin bakterial.

Mishi i kuq

Nëse konsumoni mish të kuq në doza të vogla dhe e shoqëroni atë me perime, kjo nuk do të jetë aspak e rrezikshme për shëndetin tuaj, por në rast se konsumoni në sasi të mëdha ushqime fat food-i, ju rrisni shanset e prekjes nga kanceri në 22% nëse jeni meshkuj dhe me 20% nëse jeni femra.

Alkooli

Alkooli i përket grupit të substancave që shkaktojnë kancer. Nëse konsumoni shpesh alkool atëherë rrezikoni seriozisht të prekeni nga një atak në zemër apo të gjeni vdekjen në mënyrë të papritur.

Ushqime dietike

Zakonisht, kompanitë ushqimore për të tërhequr konsumatorët vendosin fjalët ‘dietë’ apo ‘pa yndyrë’ në produktet e tyre,. Ëmbëlsuesit artificialë shoqërohen me shkaktimin e kancerit të fshikëzës apo efekte të tjera negative në shëndet. Edhe pse nuk ka studime të hollësishme në lidhje me këtë fakt, është e provuar se këto lloj ushqimesh nuk janë aspak të shëndetshme.

Sheqernat e rafinuara

Konsumi i tepërt i sheqernave të rafinuara mund të çojë në rritjen e insulinës. Gjithashtu ndihmohet shumimi i qelizave kancerogjene. Shuruprat e ndryshëm që i blini të gatshëm në supermarket duhet t’i evitoni në mënyrë të menjëhershme pasi qelizat e kancerit shtohen falë sheqerit që ato përmbajnë.

Ushqimet OMGJ

Sëmundjet kronike tek amerikanët janë rritur nga 7 në 13 për qind që në vitin 1996, kohë në të cilën u prezantuan produktet OMGJ. Në një eksperiment, minjtë u ushqyen me perime OMGJ dhe në përfundim rezultatet ishin tronditëse. Këto ushqime shkaktojnë shumë tumore.

Mielli i bardhë i përpunuar

Në procesin kimik për të përpunimin e miellit të bardhë, gjithë elementët e shëndetshëm eliminohen. Në këtë proces përdoret gaz klorine, çka shkakton vdekjen e personave si pasojë e helmimit. Mielli i bardhë përmbaj nivel të lartë të gliceminës, çka rrit nivelin e insulinës në gjak.

Të kripurat, turshitë dhe ushqimet e tymosura

Këto lloj ushqimesh përmbajnë sasi të mëdha nitrati. Ato transformohen në trup në substanca të cilat rrisin shanset për shfaqjen e kancerit. Kanceri i stomakut dhe ai i zorrës së trashë lidhen me konsumin e të tilla ushqimeve.

Vajrat e hidrogjenuara

Këto vajra nuk janë tërësisht natyrale dhe lidhen me shfaqjen e kancerit, sëmundjeve të zemrës si dhe shkaktojnë deformime tek fetusi, nëse nëna e konsumon gjatë shtatzënisë.

Patatinat

Janë të pasura me sodium, i cili është shkaktari i rritjes në peshë dhe ngritjes së presionit të gjakut.

Salmoni jo i egër (i rritur në rezervuar)

Këta lloj peshqish nuk janë të shëndetshëm për shkak të ekspozimit ndaj pesticideve, lëndëve kimike, antibiotikëve etj.

Mishi i konservuar

Përmban kripë në nivele të larta si dhe kimikate të tjera të cilat mund të kenë efekte shumë të rrezikshme në shëndet. Ato janë po aq të dëmshme dhe kancerogjene sa edhe tymosja e cigareve.

Domatet e konservuara

Konservuesit sjellin gjithmonë probleme biologjike me shëndetin. Ato përmbajnë substanca që nuk janë aspak të efektshme për trupin.

Produktet jo organike

Janë tepër të rrezikshme dhe në Europë kanë qenë të ndaluara ligjërisht.
Kokoshkat që bëhen në mikrovalë
Prej tyre rrezikoni të prekeni nga kanceri testikular.

Ëmbëlsuesit artificial

Shuam persona mendojnë se ata janë të shëndetshëm, por më shumë dëmtojnë sesa ndihmojnë organizmin. Ëmbëlsuesit mund të jenë shkaktarët e shtimit në peshë. Përmbajnë substanca të cilat mund të shkaktojnë probleme me gastritin, konvulsione etj./tesheshi.com/