Paulo Coelho: Kurani, libri që ndryshoi botën

Shkrimtari i njohur Paulo Coelho ka publikuar një foto të Kuranit të Madhërishëm nga një ekspozitë, duke e shoqëruar me vlerësimin e tij “Libri që ndryshoj botën.”

Një nga fansat e faqes së tij e ka kundërshtuar në komente duke i thënë sy ky libër nxit dhunën dhe vrasjet.

Por, kësaj radhe reagimi i shkrimtarit ka ardhur më i fuqishëm.

Ai, komentit islamofobik dhe racist i ka replikuar në këtë formë:

“Nuk është e vërtete. Unë jam i krishtere, dhe ne jemi ata te cilët nder shekuj jemi munduar ta imponojmë fenë tone përmes fuqisë se shpatës. Shih fjalorin (lexo) për ”Kryqëzatat”. Ne kemi vrare gra duke i quajtur shtriga dhe jemi munduar ta ndalojmë shkencën, si ne rastin e Galile Galileut. Pra, ne nuk mund ta akuzojmë një religjion, por njerëzit të cilët manipulojnë me të. Ka shkruar Paulo Coelho.”

Përndryshe Paulo Coelho është autor i disa prej romanëve më të lexuar në ditët e sotme. Një nga kryeveprat e tij është dhe Alkimisti.