Shkencëtari i cili për shkak të një ajeti kuranor pranoi Islamin

Gjatë konferencës së tetë mjekësore në Arabinë Saudite, ku morën pjesë shkencëtarë nga e gjithë bota, në mesin e tyre ishte edhe prof.Tejatat Tejasen, Udhëheqës i Departamentit për Anatomi në universitetin Chiang Mai (Tajland), gjithashtu ishte dekan në Fakultetit të Mjekësisë në të njëjtin universitet.

Kur erdhi i radha prof. Tejatat Tejasenit t’i drejtohet para audiencës, u ngrit e tha:
“Në tre vitet e fundit kam qenë shumë i interesuar në studimin e Kuranit. Duke marrë parasysh atë që kam studiuar dhe kam mësuar në këtë konferencë, besoj se çdo gjë që shkruan në Kuran është e një e vërtetë e cila mund dëshmohet edhe me metoda shkencore.
Duke marrë parasysh se Muhamedi a.s., nuk ka ditur të lexoj dhe të shkruaj, dikush këtë është dashur t’ia tregoj, ndërsa ai, nuk është askush tjetër përveç se Zoti.
Prandaj, unë konsideroj se ka ardhur koha të them:
La ilahe ilallah, Muhammedur-resulullah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij.)
Duhet t’ju përgëzoj dhe t’ju falënderoj për organizmin e shkëlqyer të konferencës, në të cilën, jo vetëm se fitova njohuri të reja shkencore dhe fetare, por njoftova miq të ri në mesin e shkencëtarëve, por arritja ime më e madhe në këtë konferencë janë fjalët: La ilahe ilallah, Muhammedur-resulullah.“
Ishin fjalët e profesorit drejtuar të pranishmëve.
Mirëpo, prof. Tejasen nuk e pranoi islamin ashtu rastësisht, është dashur të ekzistoj diçka që e ka shtyrë zemrën dhe mendjen e tij në pranimin e islamit. Në fakt, njëri nga të pranishmit, gjatë konferencës, kishte cituar ajetin kuranor: “…Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin...” (Nisa: 56).
Duke marrë parasysh se prof. Tejasen është ekspert i njohur nga fusha e anatomisë, ky ishte momenti vendimtarë, sepse ajeti flet për faktin shkencorë i cili deri kohët e fundit ishte i panjohur për njeriun.
Kurani, 14 shekuj më parë, tregon se banorëve të xhehenemit çdo herë do t’u ndërrohet lëkura, që ta përjetojnë dënimin prej së pari, ndërsa shkenca, vetëm kohën e fundit ka zbuluar se receptorët e dhimbjes ndodhen pikërisht në lëkurë dhe kur lëkura e njeriut digjet plotësisht, njeriu nuk ndjenë më dhimbje. Pikërisht, ky ajet ishte shkak që prof.Tejasen pranoi islamin.
“Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (Fussilet: 53)