Së shpejti përurohet Xhamia e madhe në Moskë

Në Moskë vazhdojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Moskë, e cila do të ketë një kapacitet për t’i pranuar 10 mijë besimtarë.

Kjo Xhami madhështore do të përurohet më 23 shtator, një ditë para festës së Kurban Bajramit.
Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.
Projekti është realizuar në vendin e xhamisë së vjetër të ndërtuar në vitin 1905.
Në vitin 2014 punimet për ndërtimin e xhamisë i kishte marrë përsipër firma turke “Monart”.