Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në xhaminë kryesore në Mekë, Masjid al-Haram.
Mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe afro 150 tjerë janë lënduar si shkak i shembjës së një vinçi të përmasave të mëdha i cili ra si pasojë e një stuhie shiu.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale sipas të cilave ky aksident ka ndodhur nga të reshurat e mëdha në këtë mbretëri. Guvernatori i rajonit Makkah, princi Khalid al-Faisal, ka urdhëruar hetime për këtë rast.
Pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, për myslimanët, pritet të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, por autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës. Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe.