Xhamia qendrore në Moskë, projekt i përbashkët i Turqisë dhe Rusisë, e punuar me kombinimin e elementeve të artit klasik osman dhe arkitekturës ruse, do të hapet më 23 shtator.
Në hapjen e saj duhet të marrin pjesë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti palestinez Mahmud Abaz, si dhe shumë zyrtarë tjerë qeveritarë.
Në Rusi jetojnë 20 milionë muslimanë, më shumë se një milion jetojnë në Moskë. Deri më sot, kryeqyteti rus, ka vetëm katër xhami dhe një numër të madh të xhamive "lëvizëse" që në të vërtetë janë autobusë të përshtatur për kryerjen e riteve fetare. Arsyeja e numrit kaq të vogël të xhamive, pavarësisht numrit të madh të besimtarëve është pamundësia e marrjes së lejes së nevojshme për ndërtimin e tyre. Deri më sot, dhjetëra projekte për ndërtimin e objekteve të tilla fetare janë refuzuar.
Ndërtimi i Xhamisë Qendrore ku, në të njëjtën kohë, 10 mijë besimtarë mund të kryejnë namazin, zgjati shtatë vjet. Hapësira e këtij objekti adhurimi është rreth 19 mijë metra katrore, lartësia e kupolës është 46 metra me diametër 22 metra. Lartësia e minareve është 81 metra.
Kupola është e mbuluar plotësisht me pllaka bakri dhe e dekoruar me copëza të arit.
Në dekorimin e xhamisë, e cila zgjati plot dy vite, morën pjesë më shumë se 100 artistë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.
Republika e Turqisë ka mundësuar fonde për dekorimin e hapësirës, nga vendi i caktuar për lutje deri në kupolë, për punimin e mermerit i cili është përdorur gjatë ndërtim, për përpunimin dhe zbukurimin e ndriçimit dhe të dyshemesë me hapësirë prej 6 mijë metra katrorë.
Dekorimet janë punuar me një teknikë të veçantë e cila është përdorur në shekujt 16 dhe 17, në territorin e ish-Perandorisë Osmane. Pjesa e jashtme e xhamisë është rregulluar sipas kushteve, motit dhe klimës së ashpër me të cilën njihet Rusia. Në xhami ndodhen tetë ashensorët të cilët ua lehtësojnë lëvizjen besimtarëve brenda xhamisë.
“Kemi vizituar shumë xhami në shumë qytete të Turqisë, në Stamboll, Ankara etj... synimi ynë ishte që kjo xhami t’i ketë të gjitha”, tha nënkryetari i Bashkësisë Islame në Rusi Damir Gizatullin, i cili falënderoi Turqinë që mbështeti ndërtimin e kësaj xhamie.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1442925157.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1442925172.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1442925186.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1442925200.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1442925230.jpg[/img]