Dhjetë muslimanë në Parlamentin e ri kanadezë

Me ardhjen ne pushtet të kryeministrit të ri kanadez Justin Trudeau, parlamenti i ri do të jetë më i larmishmi në historinë e këtij institucioni.

Parlamenti kanadez do të ketë më së shumti femra, më së shumti muslimanë si dhe anëtarë nga bashkësitë indiano-amerikane se asnjëherë tjetër.
Prej 338 deputetëve të Kuvendit 88 do të jenë femra, 10 aborigjenë dhe 10 deputetë që i përkasin fesë Islame, të cilët arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme, përkundër një fushate të ashpër kundër muslimanëve nga konservatorët .
Por, edhe përkundër kësaj fushate të ashpër kryeministri i ri i ka shpallur “luftë” islamofobisë, duke e quajtur atë “racizëm të shëmtuar”, ashtu siç e ka përshkruar në fushatën zgjedhore.