Kryetari i Departamentit të Çështjeve Fetare, e cila vepron në kuadër të Diyanetit (Drejtorisë së Çështjeve Fetare në Turqi), Benjamin Albayrak, ka konfirmuar se numri i Hafizëve në Turqi në vitin 2015 është rritur në 120 mijë e 80 hafizë.
Albayrak, në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Universitetin e Malatiyas foli për rëndësinë e mësimit të Kuranit përmendsh dhe rëndësinë e studimit të shkencave islame.
Ai theksoi se Diyaneti është duke u dhënë mbështetje të plotë të gjitha qendrave për mësimin e Kuranit që janë të shpërndara në gjithë Turqinë.
Ai vuri në dukje se në Turqi ka afër 300 konvikte ku banojnë 61.500 nxënës që e mësojnë Kuranin përmendsh, gjithashtu këtu janë edhe 15 mijë hallka të Kuranit.
Albayrak tha se këtë vit Diyaneti ka ndarë 6.150 diploma hafizëve të ri të Kuranit, duke shtuar se: “Nga viti 1932 kemi filluar të organizojmë hallka të Kuranit me nëntë persona, ndërsa sot në këtë proces janë përfshirë 19.800 persona.