Mbaje mend këtë pjesë të thënjes së urtë:”Mos e lër pa ngrënë darkën, madje edhe nëse ha vetëm disa hurma,pasi ai që e lë darkën plaket shpejt”.
Sipas doktorëve , ngrënja e një ushqimi të shëndetshëm para se të flemë siguron çlirimin adekuat të hormoneve të rritjes së gjumit.Hormoni i rritjes sekretohet nga gjëndra e hipofizës gjatë fazave të gjumit të thellë,kur trupi rregullon veten në përgatitje për ditën e nesërme. Ky hormon është përgjegjës për ndërtimin dhe rritjen e të gjitha indeve të organizmit, për djegjen e yndyrave, ndërtimin e molekulave të reja etj.
Më tej doktorët këshillojnë që para gjumit të mos konsumohen vakte të pasura me karbohidrate, pasi kjo rrit nivelin e insulinës, e cila vonon sekretimin e hormonit të rritjes. Është e këshillueshme të konsumohet një darkë e lehtë dhe e balancuar, që përbëhet nga karbohidrate dhe proteina.
Përveç këshillës së mësipërme mbani mend edhe këtë,”Mos flini menjëherë pasi keni ngrënë, pasi kjo e dëmton zemrën tuaj”.Lëvizjet fizike, një shëtitje relaksuese ose dy rekate namaz pas darkës do t’ju ndihmojnë në tretjen e ushqimit para se të flini.