Se shpejti hapet Qendra e Oksfordit per Studime Islame
Pas trembëdhjetë vjet pritje, së shpejti pritet të hapet Qendra e Oksfordit për Studime Islame.
Sipas mediave britanike, kjo qendër pritet të hapet në fillim të vitit të ardhshëm.
Deri më tani, është hapur biblioteka e pasuruar me libra dhe dokumente nga më të ndryshmet që shërbejnë për studime islame.
Kjo Qendër do të ketë karakteristika të dhuruara nga vendet muslimane në mbarë botën, dhe do të shërbej si pikëtakim i konferencave dhe mbledhjeve për mbarë komunitetet muslimane në Britani e më gjerë.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës