Për herë të parë në historinë e Turqisë: Gjyqtarja me shami
Këto ditë, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne ndodhi që një gjyqtare të mbaj shaminë në gjyq, gjatë një procesi gjyqësor.
Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e një gjykatëse anonime duke mbajtur shaminë në një gjykatë të Stambollit.
Ky rast ka nxitur polemika të mëdha në rrjetet sociale. Komentet ishin të ndryshme, pozitive dhe negative.
Bordi i lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Turqi hoqi ndalimin e shamisë për gjyqtaret dhe prokuroret në qershor të këtij viti.
Heqja e ndalimit të bartjes së shamisë në institucionet juridike shënon fazën e fundit të diskriminimit shumë dekadësh për gratë muslimane në Turqi.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës