Gjatë konsumimit të shalqirit shumica e njerëzve i hedhin farat. Ata që nuk e bëjnë këtë, në një anë ndihmojnë tretjen e tyre, por për fat të keq kjo është e tëra. Vetë farat, me rastin e kalimit nëpër traktin degjistiv, mbesin të paprekura dhe vetëm në mënyrë mekanike ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, por shumica e përbërësve të të dobishme mbesin të pa shfrytëzuara ...
Për ti shfrytëzuar të gjitha vetitë shëruese, farat duhet të zihen, të bluhen ose të piqen, që të vijmë deri te përmbajtja e vlefshme. Farat e shalqirit përmbajnë fibra dietetike të nevojshme për funksionimin normal të traktit degjistiv, ndihmojë në rastet e paraqitjes së parazitëve në zorrë, si dhe në shërimin e të sëmurëve nga verdhëza dhe inflamacionet në trup.
Farat e shalqirit përmbajnë substancën citrulin e cila vepron si antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ndikon efektshëm në rastin e artereosklerozës, hipertensionit dhe anginës pektoris. Farat e shalqirit janë përbërës të shëndetshëm, e në veçanti të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të veshkave e të traktit urinar. Duke përdorur çajin nga farat e freskëta të shalqirit do të heqni gurët dhe rërën në veshkë.
Recetë magjike:
Farat e freskëta të shalqirit i thërrmoni ose i bluani në mulli, dhe i zieni 15 minuta në dy litra ujë. Kjo sasi duhet ndarë dhe të pihet për dy ditë. Ditën e tretë bëhet pauzë. Procesi kështu vazhdon për disa javë në të njëjtin interval - dy ditë përdorimit me një ditë pushim.
Ekspertët këshillojnë që gjatë verës të përgatitni dhe grumbulloni sasi të mjaftueshme të farërave për t'i pasur në dispozicion për përdorim afatgjatë kur shalqirin nuk e keni në dispozicion.
Farat e shalqirit janë të rekomanduara për të forcuar strukturën e zemrës dhe muskujve të trupit. Gjithashtu, forcojnë kujtesën dhe e përmirësojnë përqendrimin.
Janë burim i shkëlqyer i magnezit, hekurit, dhe vitaminave A, B, C, kalciumit, manganit, niacinit dhe yndyrave gjysmë të shëndetshme.
Përshtati: Esat Rexha