Në Bruksel organizohet panairi i katërt i muslimanëve

Në Bruksel është organizuar Panairi i katërt i muslimanëve ku janë prezantuar disa aspekte të veçanta të Islamit me qëllim të vendosjes së dialogut mes kulturave të ndryshme.

Në Panair morën pjesë 100 kompani, ndërsa prodhimet e veta i kanë ekspozuar prodhuesit e veshmbathjeve, stolive, shtëpitë botuese, agjencitë turistike, etj.
Stendë të vet në Panairin e sivjetmë kishte edhe organizata humanitare “Islamic Relief” e cila në mënyrë demonstrative ngriti tendën për të treguar problemet e refugjatëve sirianë dhe jetën e tyre në kushtet e vështira.
Stendë e posaçme ishte vendosur edhe për prodhimet palestineze, në mesin e të cilave është gjetur edhe vaji i ullirit e sapuni.
Nga blerja e prodhimeve janë mbledhur të hollat, të cilat do t’u dorëzohen persona në nevojë.