Mehmet Görmez riemërohet në krye të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë
Mësohet se Prof. Dr. Mehmet Görmez është riemëruar në krye të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) për 5 vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera mësohet se vendimi i emërimit të Görmez është marrë nga Këshilli i Ministrave bazuar në nenin 2 të ligjit nr. 2451 të datës 23 prill 1981 dhe sipas nenit 3 të ligjit 633 të datës 22 qershor 1965. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare.
Teologu Prof. Dr. Mehmet Görmez kryen funksionin e kreut të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Diyanet) që në vitin 2010 dhe për 5 vitet e ardhshme ai do të vazhdojë funksionin e tij në këtë detyrë.
Artikulli i kaluar