Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve.
Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit, salAllahu alejhi we selem. Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që bukvalisht mund të përkthehet në kuptimin “masazh” (që d.m.th. masazhi e brendisë së gojës). Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica).
Misvaku i Pejgamberit, salAllahu alejhi we selem, ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë. Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.
Enesi, radiAllahu anhu, transmeton që Pejgamberi, salAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.” Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e milion baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbëse të mishit të dhëmbëve dhe cist. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës. Bakteret gjithashtu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar karies.
Në raste serioze, bakteret krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobet dhe mënjanojnë pllakëzat. Pejgamberi, salAllahu alejhi we selem, e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ebu Musa el-Esh’ariu, radiAllahu anhu, ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin salAllahu alejhi we selem ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës.”
Përbërësit kimik të misvakut
Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:
1. Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakderdhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegës, ngase në të është gjetur substanca e ngjashme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteret.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asociacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimat që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteret, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e baktereve në gojë.
Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit.
Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kemikale që shtojnë sasinë e pështymës në gojë e cila ofron mbrojtje natyrale dhe pastrim.
Epërsia e misvakut përveçse forcon mishin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e dhëmbëve është edhe se përmirëson shikimin, të mbajturit mend, është ilaç për kokëdhimbjen, ndihmon tretjen dhe e qartëson zërin.
Pejgamberi, salAllahu alejhi we selem, ka rekomanduar përdorimin e përditshëm të misvakut, veçanërisht pas zgjimit, kur marrim abdes, kur lexojmë Kuran, para se të flemë dhe kur goja mban erë të keqe.
Përdorimi i misvakut:
-Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm në majë.
-Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak.
-Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majën e misvakut në ujë për një kohë të shkurtër. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili)
-Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje.
-Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lart.
-Pastroni edhe pjesët tjera dhe brendinë e dhëmbëve.
-Fijet që thehen gjatë pastrimit nxirrni jashtë.
-Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjesht ta preni atë pjesë.
-Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi