Kësaj radhe festa e 28 Nëntorit në Aarburg të Zvicrës u kremtua dhe manifestua përmes sportit dy ditë radhazi duke tubuar rininë shqiptare dhe zvicerane në Aarburg të Kantonit Aargau
25 ekipe futbolli me gjithsej 250 lojtarë të regjistruar përmes këtij evenimenti sportiv shënuan festën kombëtare të 28 Nëntorit.
Xhamia e Bardhë Aarburg për të tretën herë radhazi organizoi turnirin tradicional ne futboll të vogël në sallë, por kësaj radhe ishte më impozante, shkaku i cilësisë së lartë të demonstruar të futbollit dhe kualiteteve që posedonin rinia shqiptare të cilët shumica e tyre janë pjesë e klubeve zvicerane që garojnë në rangje të ndryshme.
Pjesëmarrës në këtë turnir ishin të rinjtë të xhamive shqiptare, qendra kulturore, asociacione rinore, me fjalë tjera pjesëtar të nacionaliteteve të ndryshme të cilët për dy ditë u shoqëruan së bashku, më 29/30 Nëntor 2015, duke dhuruar spektakël të vërtetë gjatë zhvillimit të këtij evenimenti sportiv.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1448978265.jpg[/img]