Akti i mirësisë së një shtatë vjeçari, i cili i dhuroi të gjitha paratë e tij të kursyera për një xhami të shkatërruar në Teksas, i është shpërblyer.
Jack Swanson bashkë me nënën e tij, shkuan në Qendrën Islame të Pflugerville, pasi policia kishte njoftoi se xhamia ishte goditur nga një akt vandal, ku muret e saj i ishin lyera më fekale dhe përreth ishin gjetur faqet e Kuranit të shqyera.
“Jack kishte kursyer 20 dollarë për ta blerë një iPad”, thotë Faisal Naeem, njëri nga anëtarët e bordit të xhamisë. “Për ne, 20 dollarët e Jack-ut vlejnë sa 20 milionë, pasi janë mendimet ato që vlejnë”, tha Naem për ABC News.
“Jack është pak më i moshuar se djali im, Ibrahim. Nëse do të kemi fëmijë me zemër mirë sikurse ky djalë në botë, unë kam shpresë për të ardhmen”, tha ai.
Pas veprimit bujar të djalit të vogël, avokati i të drejtave ndërkombëtare të njeriut Arsalan Iftikhar ka vendosur që ta falënderoj atë në emër të komunitetit mysliman në Amerikë. Ai ia ka dërguar atij një Ipad, gjë për të cilën ai kishte pasur synim t’i mblidhte paratë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1448614092.jpg[/img]