Nxënëset e 'Vernon Hills High School' në Chicago, kundërshtojnë islamofobinë dhe racizmin me anë të iniciativës "Ec një milje me hixhabin e saj."
Dhjetëra vajza jo-muslimane kanë pranuar ta mbajnë shaminë tradicionale muslimane në mënyrë që të kuptojnë më mirë besimin e muslimaneve dhe mënyrën e jetës së tyre.
"Unë mendoj se jetojmë në një kohë kur është vështirë të jesh musliman në shkollën tonë, në komunitetin tonë dhe në Amerikë. Kjo është një mundësi e mirë që fëmijët tanë ta përkrahin komunitetin musliman në shkollë. Pra, unë jam krenar për ato ", tha drejtori i shkollës Jon Guillaume për gazetën Daily Herald, duke vlerësuar iniciativën e studentëve.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1450355338.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1450355353.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1450355370.jpg[/img]