Në Malajzi fillon punën kompania e parë hallall

Rayan Air është Kompania e parë ajrore në Malajzi që punon në përputhje me parimet e sheriatit.

Kompania në fjalë ka filluar punën me 20 dhjetor duke transportuar 150 pasagjerë në relacionin Kuala Lumpur – Langkawi.
Gjatë fluturimit nuk janë shërbyer pije alkoolike, por vetëm ushqim hallall.
“Stjuardesat muslimane që punojnë si pjesë e ekuipazhit janë të detyruara të mbajnë hixhabin, ndërsa jomyslimanet duhet të kenë uniformë të përshtatshme”, thotë drejtori gjeneral i kompanisë, Xhafar Zamhari
Rayan Air momentalisht ka në dispozicion dy avionë Boing 737. Të punësuar janë 335 persona, duke përfshirë 8 pilotë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Kjo kompani përgjithësisht do të fluturojë brenda kufijve të Malajzi, megjithatë planifikon edhe udhëtime në Lindjen e Mesme, gjatë Haxhit dhe Umres.