Francë: Muslimanët ruajnë kishën gjatë meshës
Besimtarë muslimanë në Francë kanë bërë roje në mënyrë simbolike para kishave ku është mbajtur Mesha e Krishtlindjes. Ky veprim ka bërë përshtypje shumë të mira në mesin e frekuentuesve të meshave, shkruajnë mediet franceze.
“Ne jetojmë së bashku, ne jemi vëllezër. Dhe ne po qëndrojmë të gjithë në të njëjtën barkë. Nëse do të ketë sulme, atëherë të na vrasin të gjithë ne”, e ka arsyetuar këtë aksion simbolik Hacim El Jazouli, njëri ndër aktivistët myslimanë”, përcjell albinfo.ch.
Në Francën e cila ende është në gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga terrorizmi islamik, aksione si ky kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë.