Muslimanja Amina El-Ashmawy shpallet Profesor i Vitit në Amerikë

Profesoresha Dr. Amina El-Ashmawy nga Colin Collegea është shpërblyer me çmimin Profesori i vitit 2015 në Amerikë nga Fondacioni Carnegie për Arritjet në Mësimdhënie dhe Këshilli për promovimin dhe mbështetjen e edukimit (CASE).

Amina është profesoreshë e kimisë dhe deri më sot ka publikuar disa punime. Diplomën Universitare dhe masterin e ka përfunduar në universitetin A&M në Texas, ndërsa doktoraturën për Kimi në Universitetin North Texas.
Është shumë e pasionuar për kiminë. Në ueb faqen e saj qëndron një mesazh mirëseardhjeje: “Më vjen keq për njerëzit që nuk e kuptojnë fare kiminë. Ata humbin një burim të rëndësishëm të lumturisë.”
Ajo ka lindur në Egjipt, ndërsa është rritur në Amerikë. Në vegjëli nëna e saj e quajti “Miss Lessons” dhe kjo ka nxitur dashurinë ndaj studimit. Megjithatë, rol kyç ka pasur mësuesja e kimisë e cila këtë lëndë ia bëri shumë interesante dhe zbavitëse.
Përkrahje të madhe kishte nga familja, ku shkenca dhe arsimi ishin gjithmonë të pranishme, duke pasur parasysh se babai dhe nëna e saj kishin përfunduar doktoraturën.
E gëzuar, mirënjohëse dhe krenare për shpërblimin e fituar si një mësuese e suksesshme, Amina thotë se ky është një bekim i madh dhe dhuratë nga Zoti.
Mësueset muslimanë, Amina i porosit: "Jini krenare për atë që jeni. Kini dinjitet dhe respektoni veten. "