2.500 xhami në Francë do t’i hapin dyert për vizitorë në përvjetorin e sulmeve terroriste ndaj Charlie Hebdo-s, njofton Këshilli Islamik i Francës (CFCM).
"Për të treguar fytyrën e vërtetë të islamit më 9 dhe 10 janar do t’i hapim dyert e 2500 xhamive për popullin francez për t’i shërbyer me "çaj vëllazëror", tha për gazetën ‘Le Parisien’ Kryetari i CFCM, Anouar Kbibech
Kbibech më tej tha se në kuadër të ditëve "dyert e hapura" do t'ju përgjigjen pyetjeve të vizitorëve që kanë të bëjnë me Islamin dhe Kuranin, si dhe do t'ju mundësojnë të marrin pjesë në namaze.
"Dëshira ime është që në vitin 2016 njerëzit e të gjitha feve ta përforcojnë vullnetin për bashkëjetesë dhe të veprojnë në solidaritet", tha Kbibech.
Më 7 janar 2015, persona të armatosur sulmuan zyrat e revistës franceze Charlie Hebdo në Paris, duke vrarë 12 persona, ndërsa në një tjetër sulm në sallën e teatrit Bartaclan humbën jetën 130 persona.