Hakan Calhanoglu, futbollisti i Bayer Leverkusen dhe kombëtares së Turqisë shfrytëzoi pauzën në Bundesligë për të vizituar Xhaminë e Shenjtë-Qaben.
Calhanoglu është kënaqur me vizitën në Arabinë Saudite, dhe përshtypjet e tij dëshiroi t’i ndajë me shfrytëzuesit e Instagramit.
- Shpresoj që të gjithëve neve të na jepet mundësia ta vizitojmë Qaben. Dua që të gjithë ta përjetojnë këtë ndjenjë. Kur pashë Qaben, nuk mund t’i përmbaja lotët, isha shumë i emocionuar, shkruante Calhanoglu.
Të kujtojmë, një muaj më parë, në derbin e javës së 14-të të Bundesligës mes Leverkusen-it dhe Schalke-s u regjistrua një incident i pazakontë.
Gjatë ekzekutimit të kornerit, Hakan Calhanoglu u gjet nën provokimet e tifozerisë rivale. Në drejtim të tij u gjuajt një sandviç, i cili sipas mediave gjermane ishte me mish derri.
Megjithatë, ky provokim dështoi duke iu falënderuar reagimit të lojtarit, i cili mori sandviçin nga toka, disa herë e ofroi afër gojës dhe largoi nga fusha.
Një gjest fantastik i lojtarit turk është pëlqyer nga shfrytëzuesit e internetit, ndërsa tifozët turq në rrjetet sociale e kanë uruar atë për "respektin ndaj bukës".
[youtube][/youtube]