Pasi që shumë strehimore e kuzhina ekzistuese për të pastrehët janë mbyllur për Krishtlindje, disa vullnetarë muslimanë janë mbledhur në një xhami në Birmingham të Anglisë për t’iu ofruar ushqim nevojtarëve.
Në Birmingham shkalla e të pastrehëve është më e larta në Angli, prandaj grupi prej 15 vullnetarëve thonë se nga 24 dhjetori deri më 1 janar presin rreth 150 persona në ditë.
“Jemi gjithmonë të hapur. Është shumë mirë t’u dalësh në ndihmë personave që kanë nevojë. Birminghami është një qytet i mrekullueshëm që frymon bashkërisht si një komunitet… dhe mund të bashkohemi si një për të luftuar varfërinë”, ka thënë organizatori dhe aktivisti Kasim Choudry.
Ekipi i vullnetarëve ka përshëndetur ngrohtësisht dhe ka ushqyer familjet me të ardhura të ulëta, refugjatët dhe të pastrehët.