Dolce & Gabbana ka nisur koleksionin për femrat muslimane
Dolce & Gabbana ka nisur linjën e saj të parë me hixhab dhe abaje
Dizajneri nga kjo shtëpi e modës ka zbuluar mostrat e para në Style.com/Arabia.
Kjo veshje tradicionalisht vjen me ngjyrë të zezë dhe kafe, por koleksioni Pranvera 2016 pritet të zbukurohet me detaje tjera, me atë të limonit dhe të trëndafilave të kuq.
Në Tetor shtëpia e modës H&M ka paraqitur koleksionin për femrat me hixhab dhe abaje.
“Kur është fjala për modën gjithmonë fitohet përshtypja se femrat me hixhab injorohen”, thotë Mariah Idrissi, modelja e cila punon për H&M.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës