Nëse kemi dhimbje të dhëmbit, sa më parë duhet të konsultohemi me dentistin, pasi gjendja mund të përkeqësohet. Por, gjatë pritjes, mund të provojmë këto mjekime të thjeshta shtëpiake:
Kripë dhe piper
Kripa e përzier me piper mund të përdoret kur dhëmbi bëhet sensitiv, pasi që të dyja kanë përbërës antibakterial dhe antiinflamator. Duhet të përziejmë sasinë e njëjtë të kripës dhe piperit me disa pika ujë në mënyrë që të formohet një pastë. Duhet ta vendosim atë në dhëmbin që na dhemb për disa minuta.
Hudhra
Hudhra gjithashtu mund të përdoret për largimin e dhimbjes së dhëmbit. Ajo përmban antibiotik dhe përbërës tjerë që mund ta bëjnë përdorimin e saj shumë efektiv. Marrim një thelb hudhre të shtypur apo hudhre pluhur dhe kripë. E vendosim në dhëmbin që na dhemb në mënyrë që të lehtësohet dhimbja.
Qepa
Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Kur fillojnë dhimbjet, preferohet përtypja e qepës për disa minuta në mënyrë që ta largojmë atë.
Vanilja
Vanilja gjithashtu është ndihmëse në ndaljen e dhimbjes dhe ka efekte qetësuese. Thjesht duhet zhytur një copë pambuku në ekstrakt dhe pastaj duhet vendosur në zonën ku ka dhimbje. Procesi përsëritet disa herë.