Hamtramck është qyteti i parë në SHBA, ku muslimanët kanë shumicën në këshillin bashkiak. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vendit, dhe po nxit tone raciste.
Qyteti, i cili gjendet në jug-lindje të Miçiganit, ka një popullsi të dendur prej 22 mijë banorë në vetëm 1.6 km katrorë, ku nëpër rrugë shihen rëndom gra të mbuluara me shami e ku dominojnë biznese të drejtuara nga muslimanët.
Në dyqane, përveç petullave apo produkteve tipike amerikane, shitet edhe byrek me mish apo djathë, dhe alkooli është i ndaluar.
Por jashtë Hamtramck-ut shumë njerëzve nuk u pëlqen kjo gjë.
“Muslimanët po marrin sundimin në Amerikë”, paralajmëron kanali Fox News. “Ata do të sjellin në fuqi Sheriatin dhe do t’i detyrojnë të gjitha gratë të mbajnë shami koke”, shkruajnë blogera antimuslimanë. Të tjerë shkruajnë: “Do ta shikoni çfarë ju pret. Së shpejti kishat do t’i shihni të përfshira nga flakët”. Mediet konservatore dhe forumet antiislame në internet vihen në garë me përshkrime skenaresh tmerri.
Në vitin 1970, ende 90 përqind e popullatës së Hamtramckut ishin migrantë polakë. Kurse tani, 42 përqind e popullatës së Hamtramckut janë muslimanë. Shumica e tyre vijnë nga shtetet arabe, shumë nga Bangladeshi, disa nga Jemeni, edhe nga Bosnja. Kuota e papunësisë është një ndër më të lartat në SHBA. Banesat në përputhje me këtë janë me çmime të ulëta. “Banesat e lira janë një parakusht i rëndësishëm për njerëz që duan të nisin një jetë të re me familjet e tyre”, thotë Mohammed Hassan. Ai ka lindur në Bangladesh dhe ka ardhur në 1994 në SHBA, në vitin 2000 në Hamtramck. Prej gjashtë vitesh ai është anëtar i parlamentit të qytetit. Në vitin 2017, në zgjedhjet e ardhshme, ai synon të bëhet kryetari i parë musliman i bashkisë i një qyteti amerikan.”Kam shanse shumë të mira”, për këtë këshilltari musliman i bashkisë është i sigurt. Matematikani 38 vjeçar thotë më tej “Ne i lindim fëmijët, prandaj do të kemi së shpejti edhe shumicën”